Shqip / ALBANIAN Udhëzimi Koronavirus (Covid19)Shqip / ALBANIANCOVID-19 është një sëmundje e re që mund të prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Ajoshkaktohet nga një virus i quajtur koronavirus.Nëse keni:• një temperaturë të lartë - ndiheni të nxehtë në prekjen e kraharorit ose shpinës• një kollë të re, të vazhdueshme - domethëtë që keni filluar të kolliteni vazhdimisht,atëherë ju duhet të qëndroni në shtëpi Sa kohë duhet qëndruar në shtëpi?• Kushdo që ka simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi të paktën 7 ditë.• Nëse banoni me njerëz të tjerë, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi të paktën 14 ditë, përtë shmangur përhapjen e infeksionit jashtë shtëpisë• Pas 14 ditësh, kushdo që jeton me ju, të cilët nuk kanë më simptoma mund të kthehetnë rutinën e tyre normale.• Por, nëse dikush në shtëpinë tuaj paraqet simptoma, ata duhet të qëndrojnë në shtëpipër 7 ditë nga dita e fillimit të simptomave të tyre. Kjo edhe nëse ata duhet të qëndrojnënë shtëpi për më gjatë se 14 ditë.• Nëse jetoni me dikë që është 70 vjeç e sipër, ka një sëmundje afatgjatë, është shtatzënëose ka një imunitet të dobët, përpiquni të gjeni vendbanim tjetër për ata për këto 14ditë. • Nëse ju duhet të qëndroni në shtëpi së bashku, përpiquni të mbani largësinë ndaj njëri-tjetrit sa më shumë të jetë e mundur. Translated by: Këshilla rreth qëndrimit në shtëpi Mos shkoni në punë, shkollë,klinika të mjekut tëpërgjithshëm, farmaci apospital Përdorni banjo tjetër, osepastrojeni pas përdorimit Shmangni kontaktin e ngushtëme njerëzit e tjerë Ushqimet dhe ilaçet t’ju jeneshpërndarë tek ju Mos qasni vizitorë Flini vetëm, nëse keni mundësi Lani duart shpeshë Pini sasi të mjaftueshme uji Për të ndihmuar simptomattuaja pini paracetamol Translated by: Kur duhet ta kontaktoj NHS 111?• ndjeheni aq të sëmurë sa që nuk mundeni të bëni as gjëra të zakonshme, si përshembull tëshikoni TV, të përdorni celularin, të lexoni ose çoheni nga shtrati• ju mendoni se nuk mundeni të përballeni me simptomat tuaja në shtëpi• gjendja juaj shëndetësore përkeqësohet• simptomat tuaja nuk janë përmirësuar pas 7 ditësh Si mund ta kontaktoj NHS 111?Ju mund të përdorni shërbimin online të NHS 111 dedikuar koronavirusit për të mësuar se çfarëduhet të bëni në vazhdimësi. Nëse nuk keni akses në internet, mund të telefononi 111 (ky numërështë falas). Ju mund të kërkoni një përkthyes/e në gjuhën tuaj. Çfarë do të ndodhë në qoftë se unë jam i/e shqetësuar për gjendjen time tëemigracionit?Të gjitha shërbimet e NHS-it për koronavirusin janë falas për të gjithë njerëzit, pavarësisht ngastatusi i tyre i imigracionit në MB. Spitalet e NHS janë këshilluar që kontrollet e imigracionit nukjanë të nevjoshme për njerëzit që marrin testime ose trajtim për COVID-19.Çfarë mund të bëj për të ndaluar përhapjen e Koronavirus?• Lani duart shpeshë, duke përdorur sapun dhe ujë, të paktën për 20 sekonda• Ndiqni këshillën për të qëndruar në shtëpiKjo këshillë bazohet në këshillat dhe informacionin shëndetësor të NHS dhe është një këshillë për tëgjithë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht nga vendi i origjinës. Për më shumë informacion:• Udhezimi i NHS-it: https://www.nhs.uk/conditions/coronavirus-covid-19/ • Udhezimi i OBSH (Organizata Boterore e Shendetit): https://www.who.int/news-room/q-a-detail/q-a-coronaviruses • Materialet e Big Leaf: https://www.bigleaffoundation.org.uk/covid-19-advice.htmlVersion 2 [16.03.2020]